image Hamilton shet veturën luksoze me çmim 10 milionë euro

Automjete

Hamilton shet veturën luksoze me çmim 10 milionë euro

news image

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, shiti Pagani Zonda LH760 për një shumë të pabesueshme prej dhjetë milionë eurove.

Hamilton është tërhequr plotësisht nga jeta publike dhe rrjetet sociale pas humbjes së titullit në garën e fundit të kalendarit të Formula 1, e cila përfundoi në duart e holandezit, Max Verstappen.

Prej javësh nuk ka asnjë njoftim rreth 36-vjeçarit ndërsa është parë vetëm në momentin kur Princi Charles i dha Urdhrin e Kalorësit.

Piloti britanik tani ka vendosur për një tjetër lëvizje interesante. Sipas portalit 24auto.de, Hamilton vendosi të shesë “bishën”.

Është një Pagani Zonda LH760 që është bërë posaçërisht për Hamiltonin. Bëhet fjalë për një automjet që ka motor Mercedes V12 dhe shpejtësinë prej 100 km/h e arrin në tre sekonda. Shpejtësia e saj maksimale është 350 km/h.

Ndonëse nuk ka shumë informacione për publikun, revista italiane Quattroroute raporton se britaniku tashmë e ka shitur automjetin për 10 milionë euro. /GazetaSinjali/