image Haliti: PDK-ja mund të propozojë presidentin edhe pa koalicion me VV-në

Kosovë

Haliti: PDK-ja mund të propozojë presidentin edhe pa koalicion me VV-në

news image

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë presidentin e vendit edhe në rast se nuk është pjesë e një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Haliti tha se nëse PDK-ja mbetet jashtë qeverisë, nuk do të duhej të konsiderohej si koalicion vetëm fakti që një figurë e kësaj partie zgjidhet presidente.

“Në qoftë se PDK-ja mbetet jashtë qeverisjes, atëherë nuk e besoj se duhet me thënë që jemi në koalicion, se e bëmë njërin nga figurat e caktuara në PDK, të cilët e meritojnë, e bëmë presidentin tonë”, tha Haliti.

Ai shtoi se një president nga radhët e PDK-së, nëse kjo parti mbetet në opozitë, mund të ndikojë në mënyrën e funksionimit të opozitarizmit.

“Jo që s’duhet me ndihmu procesin, por ky president në kushtet kur PDK-ja mbetet në opozitë dhe presidenti është i PDK-së, atëherë opozitarizmi bëhet edhe me presidentin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 gusht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/