Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur rreth vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për futjen e kësaj komune në zonën e kuqe të infeksionit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Haliti tha se pasi që është marrë vendimi, ai është njoftuar për masat e reja për këtë komunë.
“5 minuta para orës 19:00, jam informuar që Komuna e Vitisë do të futet në zonën e kuqe. Patjetër që është dashur me u konsultu, gjithsesi. Megjithatë, vendimi është marrë dhe ne do ta respektojmë” , tha Haliti.
Po ashtu, ai tregoi se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 166 dhe që sipas tij situata e tanishme është e menaxhueshme.
“Numri i rasteve aktive me koronavirus është 166. Ne jemi duke menaxhuar situatën dhe e kemi menaxhuar që nga filimi.
Vitia ka qenë në menaxhim e suksesshme, megjithatë situata e tanishme është qfarë është, në Kosovë, në regjion dhe në botë me pandeminë nuk bënë përjashtim Kosova dhe as Vitia në këtë situatë”, tha ndër të tjera Haliti.