image Haliti: Në Viti dje u shëruan 22 persona me Covid-19, gjendja është stabile

Kosovë

Shëndetësi/ Haliti: Në Viti dje u shëruan 22 persona me Covid-19, gjendja është stabile

news image

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë për Gazetën Sinjali ka gjendja në këtë komunë është stabile, pas lirimit nga karantina. Ai ka theksuar se qytetarët janë duke i respektuar masat dhe nuk kanë krijuar flukse.

I pari i Vitisë ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë shëruar 22 persona, duke çuar numrin në 42 të shëruarve nga koronavirusi në këtë komunë.

“Në Viti është një normalitet, për fat të mirë e kanë ruaj qetësinë. Tani e kemi një numër të shëruar jashtëzakonisht shumë. Tani, ne i kemi pas 20, dje 22, 42 i kemi të shëruar. Na kanë mbet edhe 11 persona të infektuar, presin ritestim qysh nesër, besoj që jemi në pozicion të mirë. Jo, në Viti është një normalitet, me komunitetin emergjent e kemi analizuar, gjendja është e mirë”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste, ndërsa janë 856 persona të infektuar me Covid-19, prej tyre 26 kanë vdekur.

Komuna e Vitisë ka qenë në karantinë për shkak të numri të lartë të persona të prekur me koronavirus dhe ditë më parë qeveria në detyrë ka marrë vendim që ta largoj nga izolimi. /Gazeta Sinjali/