image Haliti i kërkon Gërvallës të kërkojë falje nëse nuk ka fakte kundër UÇK-së

Politikë

Haliti i kërkon Gërvallës të kërkojë falje nëse nuk ka fakte kundër UÇK-së

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur rreth deklaratave të mëparshme të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ku thoshte se ka dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe se do t’i dorëzojë në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se në kohën kur Gërvalla bëntë deklarata të tilla, kishte shtetësi gjermane dhe nuk mbante poste qeveritare, por që tashmë situata është ndryshe pasi ajo është ministre.

“Tani ajo është në politikë, është ministre e punëve të jashtme dhe duhet ta ketë parasysh që do të ketë përballje të vazhdueshme me gabimet e veta. Unë mendoj se nuk mund të quhet se s’ka qenë gabim një akuzë e tillë për njerëz me emra dhe me mbiemra. Nëse ke argumente, unë nuk jam kundër askujt, qofshin ata edhe bashkëpunues në Gjykatën e Hagës që e tregojnë të vërtetën. Por të akuzosh pa argumente…”, tha Haliti në RTV21.

Haliti theksoi se nëse Gërvalla ka gënjyer publikisht, atëherë ajo duhet të kërkojë falje por që nëse ka fakte për ato që ka thënë, duhet t’i dorëzojë në Gykatë.

“Nëse ke argumente, unë nuk jam kundër askujt, qofshin ata edhe bashkëpunues në Gjykatën e Hagës që e tregojnë të vërtetën. Por të akuzosh pa argumente. Në qoftë se ti ke deklaruar se unë e di që figurat qendrore të UÇK’së janë kështu e ashtu dhe ki argumente unë mendoj se duhet me shku edhe atje. Nëse nuk ke pas fakte dhe ke gënjyer opinionin atëherë ti duhet me kërku falje”, shtoi ai.

Ditë më parë Gërvalla tha se s’ka dorëzuar dëshmi në Hagë dhe as që do ë bëj një gjë të tillë. Kjo sipas Halitit është arsye e mjaftueshme që ajo të kërkojë falje.

“Unë dua t’i besoj fjalëve të saj se s’ka shkuar dhe s’i ka çuar dokumentet për gjoja vrasjet e pasluftës, atëherë çka po i bjen kjo, a e ka thënë të vërtetën atëherë apo tash? Sot si ministre, s’po them me linçuar ose me dënuar por i takon me mbledh forcën dhe me bo një kërkimfalje. Më e fuqishme do të kishte dalë nëse do të kërkonte falje sesa të vazhdonte me akuza”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/