image "Hakmarrja e zotit do jetë e madhe”, gazetarja revoltohet për prezantuesen virtuale në Shqipëri

Shqipëri

“Hakmarrja e zotit do jetë e madhe”, gazetarja revoltohet për prezantuesen virtuale në Shqipëri

news image

Këtë vit është shënuar një hap i ri në teknologji, ku inteligjenca artificiale tashmë po kryen punë edhe në gazetari. Në të gjithë botën janë disa media që kanë nisur të transmetojnë lajmet nëpërmjet prezantuesit virtual të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Dje gjatë ditës u bë e ditur se këtë arritje të teknologjisë tashmë e ka prekur edhe Shqipëria, ku për herë të parë në gjuhën shqipe “Tokyo Tirana” startoi edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania.

Një gjë e tillë duke se ka revoltuar gazetarën shqiptare, Eneida Xhelili.

Ajo gjatë një debati me kolegët e saj në Euronews tha se një zhvillim i tillë mund të shkaktoj dëm te njerëzimi.

Kështu ndodhi dhe shekullin e kaluar me armët bërthamore, kështu ka ndodhur dhe me shpikjet e tjera, që në momentin e parë duken shumë inovative, por më pas nuk është kontrolluar dot dëmi që i kanë shkaktuar njeriut. Nesër s’do ketë as Ismail Kadare, as Shekspiri”, u shpreh ajo, teksa kolegëve të saj të cilët ishin pro prezantueses virtuale iu tha se “hakmarrja e Zotit do të jetë shumë e madhe”.

/GazetaSinjali/