Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi ka dhënë një intervistë së fundi, ku ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappes dhe eliminimin ndaj Real Madridit.
Mbrojtësi maroken ka deklaruar se ai shpreson që Mbappe të qëndrojë, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është miku im. Unë dua që ai të qëndrojë këtu, e dini. Ai do të bëjë zgjedhjen më të mirë për të, karrierën e tij dhe unë do ta mbështes.
“Me Kylian kemi një marrëdhënie shumë të fortë, ai ka qenë spontan që nga dita e parë. Ne kemi një karakter të ngjashëm, jemi si dy fëmijë. Është e lehtë të luash me një lojtar si Mbappé, ju i jepni atij topin duke e ditur tashmë se do të bëjë diferencën“, u shpreh ai.
Francezi nuk la pa u pyetur edhe për eliminimin nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se është ende e pashpjegueshme për të se pse ka ndodhur.
“Edhe sot nuk mund ta shpjegoj eliminimin nga Champions League. Kemi kaluar javë të tmerrshme, është e vështirë kur tifozët tuaj nuk ju mbështesin. E kuptoj që tifozët janë të trishtuar, jemi edhe ne ashtu. Detajet e vogla bëjnë diferencën“, përfundoi marokeni.