Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se nuk kanë kërkuar mbrojtje nga SHBA-të për ta larguar taksën.
Ai ka thënë se mbrojtja më e mirë është vota e qytetarëve.
“Jo apsolutisht, e para nuk ka nevojë me lyp mbrojte prej askujt. Mbrojta më e madhe është votat e qytetarëve, votat e tyre. Ne jemi duke e bërë atë që e kemi premtuar brenda fushatës zgjedhore, kjo është mbrojta e qeverisë sonë dhe vendimeve që do t’i marrë”, ka thënë Haki Abazi.
Abazi ka thënë se duan të kenë një opozitë konstruktive pasi sipas tij nuk do të kishe kuptim sistemi demokratik. /Gazeta Sinjali/