Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka një pyetje për deputetin e LDK-së, Kujtim Shala.
“Pyetja per Kujtim Shalen është pse nuk e kanë takuar Amerikanët kur ka qenë Minsiter i Kulturës dhe Sportit dhe për rolin e tij lidhur me qendrën historike të Prizrenit?”, ka shkruar Abazi.
Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se administrata e SHBA’së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.
“Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që adminsitrata e SHBA’së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun’’, thotë Shala./Gazeta Sinjali/