Ish-zv.kryeministri Haki Abazi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke theksuar se kjo qeveri u formua me dhunë.
Ai ka deklaruar se janë vendosur “masa dhe institucione të dhunshme” sot, pas votimit nga deputetët e Kuvendit, megjithëse nuk dihet se për çka e ka fjalën kur përdorë termin “dhunë”.
Abazi ka sulmuar Lista Srpskan dhe presidentin Thaçi ndërkohë që kësaj here nuk është marrë me LDK-në, parti të cilën e kishte target të preferuar në të kaluarën.
“Demokracia nuk duron dredhje duarsh të deputetëve, as kërcënim, e as despot e as vota nga njerëz të akuzuar e të shantazhuar e me aktgjykime gjyqësore”, thotë z.Abazi.
Nuk dihet nëse Abazi do ta lëshojë zyren e tij të zv.kryeministrit./ Gazeta Sinjali/