Shprehia e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërrimin e deklaratave brenda një periudhe të shkurtë kohore, është bërë lehtë e dallueshme edhe për qytetarët e rëndomtë.
Qytetarët e kanë kapur ‘mat’ zëvendësin e Kurtit, Haki Abazit, kur në një kohë jo shumë të largët promovonte ‘modelin’ e Maqedonisë së Veriut për t’ia dhënë mandatin partisë së dytë, gjë të cilën tani e kundërshtojnë fuqishëm.
“Megjithatë Maqedonia e tejkaloi situatën e njëjtë duke e respektuar kushtetutën e vetë. Presidenti Ivanov e pati të pamundur mos me ja dhënë mandatin partisë së dytë, pas dështimit që qeveria e parë e pati për ta krijuar qeverinë”, kishte deklaruar Abazi në një paraqitje televizive.
Klikoni KËTU për ta dëgjuar deklaratën e Abazit.
Kujtojmë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dje i ka dërguar letrën e katërt me radhë Albin Kurtit, nga i cili po kërkon dërgimin e emrit të mandatarit për kryeministër. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje po këmbëngulë për zgjedhje të reja, duke mos i dhënë hapësirë partisë së dytë për formimin e Qeverisë së Re. /Gazeta Sinjali/