image Haki Abazi dikur thoshte për Adem Hoxhën se është i afërt me qeverinë e Serbisë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Haki Abazi dikur thoshte për Adem Hoxhën se është i afërt me qeverinë e Serbisë

news image

Adem Hoxha, deputet nga radhët e Partisë Unike Gorane, ishte një nga vendimtarët në bërjen e kuorumit për të votuar për presidenten e propozuar nga VV-ja, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, në kohën kur i njëjti po votonte për konstituimin e Qeverisë Hoti vitin e kaluar, për të kritika të rënda pati deputeti aktual i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Në një shkrim të tij në Facebook, Abazi, e kishte quajtur Adem Hoxhën, si person të afërt me qeverinë e Serbisë.

Adem Hoxha- i dënuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu”, shkruante Abazi.

Përgjatë ditës së sotme, Hoxha pasi pati një takim me kryeministrin Albin Kurti, arriti një marrëveshje mes tyre, që siguron pjesëmarrjen e tij në seancën për zgjedhjen e presidentit në këmbim të pozitës së zv. ministrit.

“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, u shpreh Hoxha./Gazeta Sinjali/