image Haki Abazi del sot në konferencë, do të flasë edhe për 'Propozimin gjerman' për Asociacionin

Politikë

Haki Abazi del sot në konferencë, do të flasë edhe për ‘Propozimin gjerman’ për Asociacionin

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sot do të mbajë konferencën e radhës për media, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abazi ka bërë të ditur se do flasë për katër tema, përfshirë edhe ‘Propozimin gjerman’ për Asociacionin.

Konferenca pritet të fillojë në orën 10:00 dhe do të mbahet në hollin e Kuvendit.

Postimi i plotë i deputetit Abazi:

Nesër në ora 10:00 në konferencën për media:

Reforma zgjedhore

Për “propozimin Gjerman” për Asociacionin

Shkatërrimet mjedisore në Bjeshkën e Belegut

Regjistrimi i popullatës në Luginën e Preshevës

Ju mirëpres!

/GazetaSinjali/