image Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

Shqipëri

Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

news image

Grupi hakerësh iranian “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës, duke e çaktivizuar atë dhe ndërprerë shërbimet online të qytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Telegram, grupi deklaron se ka rrëzuar faqen, ka marrë të dhënat dhe ka fshirë serverët e bashkisë. Ata paralajmërojnë Shqipërinë që të dëbojë organizatën MEK, të cilën e cilësojnë si terroristë, duke kritikuar lehtësirat që u janë dhënë atyre si refugjatë ligjorë.

“Hakmarrja jonë është për veprimet e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare, të cilat mbështesin MEK-un,” shkruhet në mesazh, ku paralajmërohet se sulmet do të vazhdojnë.

Aktualisht, faqja e Bashkisë është jashtë funksionit, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin e shërbimeve dhe hetimin e sulmit kibernetik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/