Basketbollisti i njohur, Drilon Hajrizi është rikthyer te skuadra e Trepçës.
Këtë e bëri të ditur vetë basketbollisti përmes një postimi në Facebook, shkruan Sinjali Sportiv.
Po ashtu, Hajrizi tha se Minatori për të është foleja.
Njoftimi i plotë:
Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’ju kerkoj falje per mungesen!Mire se ju gjeta,DH12