Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme se disa persona kanë hyrë me forcë në një xhami në Prishtinë dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë së bashku me paratë që gjendeshin brenda saj.
Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, por vetëm se rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.