Shtëpia e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj, natën e mbrëmshme ka qenë cak i hajnave.
Këtë e ka konfirmuar vetë Pal Lekaj, i cili ka thënë se disa persona të panjohur mbrëmë kanë tentuar t’ia thyejnë shtëpinë ministrit.
Lekaj ka thënë se i kanë njoftuar autoritet përkatëse dhe se rasti është nën hetim.
“Po, është e vërtetë. Ka qenë vetëm tentim për ta thyer shtëpinë. I kemi lajmëruar autoritetet përkatëse. Falë zotit kemi shpëtuar mirë”, i ka thënë Lekaj, Insajderit.