image Hajnat në aksion: Futen në shtëpinë e zyrtarit policor në Ferizaj dhe kryejnë vjedhje të rëndë

Siguri

Hajnat në aksion: Futen në shtëpinë e zyrtarit policor në Ferizaj dhe kryejnë vjedhje të rëndë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Të tilla raste kanë ndodhur dhe nëpër vendbanimet e zyrtarëve të shtetit. Së fundmi, cak i hajnave ishte edhe shtëpia e një polici në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se këtë herë hajnat ia kanë mësyrë shtëpisë së një zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë), në rrugën ‘Qiraxhiu’ në Ferizaj, ku dyshohet se depërtuan me forcë.

Sipas informacioneve të para, hajnat dyshohet se arritën të vjedhin kasafortën e armës zyrtare, si dhe para të gatshme, kursime të familjes së policit.

Pasi rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/