image Hajnat ia mësyjnë spitalit të Gjakovës, kryejnë vjedhje të rëndë në tri objekte

Siguri

Hajnat ia mësyjnë spitalit të Gjakovës, kryejnë vjedhje të rëndë në tri objekte

news image

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e lokaleve të ndryshme që i kanë cak, shpesh ia mësyjnë edhe spitaleve, qoftë private apo edhe publike, me qëllimin për të kapur sado pak gjësende me vlerë. Të tilla raste janë shpeshtuar dhe kjo ka ngritur shqetësim për shkak të pasigurisë, por edhe humbjeve që po shkaktohen, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Gjakovë, ku cak i hajnave është bërë Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”.

Sinjali mëson se vjedhja është kryer në tri objekte të cilat janë në pronësi të spitalit rajonal të Gjakovës, që përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, e po ashtu edhe si depo teknike.

Vjedhja është raportuar në Polici nga një punonjës i spitalit “Isa Grezda” dhe hetimet për zbardhjen e rastit tashmë kanë filluar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se ky rast është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/