image Hajnat i hyjnë mërgimtarit në shtëpi dhe ia vjedhin dy armë gjuetie në Ferizaj

Siguri

Hajnat i hyjnë mërgimtarit në shtëpi dhe ia vjedhin dy armë gjuetie në Ferizaj

news image

Një person nga diaspora ka raportuar në polici pasi hajnat kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy armë gjuetie si dhe 75 fishekë gjithsej, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ky rast ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Të njëjta burime tregojnë se ai kishte leje valide për këto armë, por nuk ka njohuri se kur ka mundur që kjo të ndodhë, pasi jeton jashtë vendit.

/Gazeta Sinjali/