image Hajnat hyjnë në banesën e një personi në Prishtinë, vjedhin para e dokumente personale

Siguri

Hajnat hyjnë në banesën e një personi në Prishtinë, vjedhin para e dokumente personale

news image

Një person ka raportuar në polici se dy të dyshuar me maska antiCOVID kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur për muri kanë arritur t’i marrin para te gatshme dhe dokumente personale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 20:13 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/