Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Zubin Potok, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një motor-sharrë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagnjenicë, ndërsa rasti është raportuar mëngjesin e 6 korrikut, rreth orës 08:30.
Sipas ankueses, S. S. (46-vjeç), hajnat kanë hapur me forcë një dritare të shtëpisë dhe kanë depërtuar brenda, prej nga kanë marrë një motor-sharrë, vlera e së cilës vlerësohet rreth 270 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krimteknikës, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”.
Deri më tani nuk ka persona të identifikuar, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!