image Hajnat hyjnë me forcë në banesë në Prishtinë, thyejnë kasafortën dhe vjedhin dy armë me leje

Siguri

Hajnat hyjnë me forcë në banesë në Prishtinë, thyejnë kasafortën dhe vjedhin dy armë me leje

news image

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në një banesë në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë, kanë demoluar ambientet dhe kanë arritur të hapin kasafortën, nga e cila kanë marrë dy armë zjarri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar mbrëmjen e 5 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën “Kosturi”.

Sipas burimeve, pronari i banesës, B. Z., 35 vjeçar, ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia një natë më parë, rreth orës 21:00, ndërsa kur është kthyer ka gjetur banesën e bastisur.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë hyrë me forcë në banesë, kanë demoluar gjësendet brenda dhe kanë hapur me forcë kasafortën, prej nga kanë vjedhur dy pistoleta, të cilat, sipas ankuesit, posedoheshin me leje të rregullt.

Ankuesi e ka vlerësuar dëmin e përgjithshëm në rreth 4.200 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e armëve të vjedhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/