image Hajnat godasin xhaminë në Isniq të Deçanit, zhduket arka me paratë e besimtarëve

Siguri

Hajnat godasin xhaminë në Isniq të Deçanit, zhduket arka me paratë e besimtarëve

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Isniq të Deçanit, ku cak i hajnave ka qenë xhamia e fshatit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është zbuluar nga mirëmbajtësi i objektit fetar, i cili kur ka shkuar në xhami ka vërejtur se dera ishte e hapur.

Pasi ka hyrë brenda, ai ka konstatuar se mungonte arka e xhamisë, e cila ishte e fiksuar pranë raftit të këpucëve dhe ku besimtarët hidhnin donacionet e tyre.

Sipas informatave të para, shuma e parave që ndodhej brenda nuk dihet ende, pasi arka ishte e mbyllur në momentin kur është marrë.

Hetimet fillestare kanë ngritur dyshimet se autori ka hyrë në objekt pa përdorur forcë, pasi çelësat e derës së xhamisë, sipas deklarimeve, mbaheshin të varur pranë hyrjes së objektit.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur grumbullimin e provave për identifikimin e autorit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetime.

Hajni nuk u mjaftua me paratë e besimtarëve – mori krejt arkën dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/