Një rast i vjedhjes është raportuar më 14 qershor 2025 në lagjen Vardarska-Tetovska në Mitrovicën e Veriut, pranë lokalit “Sokolo”.
Viktima, B.N., 28 vjeçar, ka deklaruar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur portofolin nga vetura e tij e tipit “Fiat Croma”, e parkuar përgjatë rrugës.
Sipas dëshmisë së tij, hajnat kanë thyer xhamin e pasëm të veturës dhe kanë marrë portofolin që përmbante një sërë dokumentesh personale të vlefshme, përfshirë: letërnjoftimet e Kosovës dhe Serbisë, patentë shoferët e të dyja shteteve, libreza e veturës, kartela bankare, sigurimi shëndetësor dhe një shumë prej 100 euro në para të gatshme.
Çuditërisht, nuk është vërejtur asnjë dëmtim në dorëzat e derës.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa Prokurori kujdestar ka cilësuar rastin si “Vjedhje”.
Autori ose autorët mbeten të paidentifikuar, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar nga njësia përkatëse.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të rejat më të fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!