image Hajnat e bëjnë ‘qyl’ një person në Podujevë/ I vjedhin stoli ari dhe katër orë dore

Siguri

Hajnat e bëjnë ‘qyl’ një person në Podujevë/ I vjedhin stoli ari dhe katër orë dore

news image

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku po e pësojnë qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një vjedhje e tillë ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku në një shtëpi janë vjedhur stoli ari katër orë dore dhe një diviar.

Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreh orës 19:10.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/