image Hajnat e bëjnë ‘qyl’ një person në Podujevë/ I vjedhin para e stoli ari

Siguri

Hajnat e bëjnë ‘qyl’ një person në Podujevë/ I vjedhin para e stoli ari

news image

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku po e pësojnë qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Dobratin të Podujevës.

Sinjali mëson se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe kanë vjedhur 20 mijë euro, si dhe stoli ari në vlerë prej 6 mijë eurove.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:46. /Gazeta Sinjali/