image Hajnat bëjnë 'kërdi' në Podujevë, vjedhin stoli ari e para të gatshme në vlerë të madhe

Siguri

Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në Podujevë, vjedhin stoli ari e para të gatshme në vlerë të madhe

news image

Rastet kur hajnat vjedhin para dhe stoli të arit nuk kanë të ndalur dhe po shtohen çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Avdyl Lahu” në Podujevë, dje rreth orës 21:30, pasi një person ka njoftuar se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personat e lartcekur kanë arritur të vjedhin stoli ari në vlerë rreth 5400 euro, si dhe para të gatshme rreth 500 euro.

Ende nuk dihet nëse lidhur me rastin është arrestuar ndonjë person apo është marrë diçka konkrete nga Policia e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/