image Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin mbi 14 mijë euro para të gatshme e stoli të vlefshme

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin mbi 14 mijë euro para të gatshme e stoli të vlefshme

news image

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Talnoc i Jeherlive në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën nuk ndodhej askush.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se ka qenë bashkëshortja e tij ajo e cila ka vërejtur se shtëpia është sulmuar nga hajnat.

Ajo ka vërejtur derën e hyrjes të dëmtuar, pasi që është hapur me forcë për të depërtuar brenda hapësirave të shtëpisë. Po ashtu të gjitha dhomat janë demoluar nga hajnat, të cilët kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 14 mijë euro para të gatshme si dhe stoli në vlerë të mbi 1 mijë eurove.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/