image Hajdutët italianë i kthejnë viktimës orën pasi e kuptuan se ishte false (VIDEO)

Evropë

Hajdutët italianë i kthejnë viktimës orën pasi e kuptuan se ishte false (VIDEO)

news image

Një turist në Napoli të Italisë, përjetoi diçka shumë interesante, kur hajdutët i grabitën orën me armë, derisa më pas ia kthyen kur e kuptuan se ishte false.

Dy turistët zviceranë ishin ulur për të pirë diçka në një nga sheshet kryesore të qytetit, kur një i ri, u nxori një armë dhe e mbajti në kokën e njërit prej burrave, para se të merrte orën dhe të largohej, shkruan CNN.

Shtatë minuta më vonë, një tjetër i ri kaloi nëpër ndenjësen e jashtme të kafenesë, duke ngritur duart në shenjë falje, duke i kërkuar falje dhe më pas ia dorëzoi orën pronarit.

https://www.youtube.com/watch?v=tIOjGUKvqCM&feature=emb_title

/GazetaSinjali/