image Hajdari i OVL-UÇK-së: E kemi pranuar letrën e Kurtit, ai nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës

Sociale

Hajdari i OVL-UÇK-së: E kemi pranuar letrën e Kurtit, ai nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës

news image

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, tha se e kanë pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mospajtimet mes OVL-UÇK-së dhe qeverisë për përfshirjen e tyre në ligjin e Pagave.

Ai në T7 tha se si kryesi do ta shqyrtojnë letrën por që Kurti s’është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës.

Së pari letrën e kemi marrë, e kemi pa. E kemi një kryesi dhe do të ulemi ta shqyrtojmë.  Po shihet që nuk ka ndonjë rezultat dhe Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë këto kategori të luftës. Kjo qeveri me pas qenë e interesuar, ju e dini sa invalidi e sa veterani është që kanë nevojë për kujdes, cdo qeveri të paktën i ka rehabilituar nëpër banja sidomos invalidëve të luftës të cilët kanë nevojë të trajtohen. Po mungon vullneti, sepse ky kur ka ardhë në qeveri ka ardhë që t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëjtë”, tha ai.

Hajdari tha se fëmijët e kategorive të luftës po e lëshojnë Kosovën.

Fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve po e lëshojnë Kosovën dhe po shkojnë në gurbet. Ku është kjo qeveri që ka folur për zbrazjen e Kosovës”, u shpreh Hajdari.

/GazetaSinjali/