image Ministrja Hajdari: Do të marrim masa ndaj disa produkteve që prodhohen nga Serbia

Politikë

Ministrja Hajdari: Do të marrim masa ndaj disa produkteve që prodhohen nga Serbia

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka informuar për zhvillimet dhe aktivitetet që ka ndërmarrë kjo ministri për mbrojtjen e prodhuesve vendorë nga importet.

Ministrja Rozeta Hajdari, ka thënë se ka ligji për t’i mbrojtur podhuesit nga Serbi nuk ka pasur zbatim.

Ajo ka thënë se do të marrin masa konditorike, siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia.

Ne do të marrim masa ndaj produkteve konditorike siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia sepse këto produkte kanë pasur rritje enorme të importit.

Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje enorme dhe po i dëmton prodhuesit vendor. Si përfundim sipas departamentit të tregtisë, tregohet se ka rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar.

/GazetaSinjali/