image Hahn takon Kurtin në Bruksel, ja çfarë u bisedua

Kosovë

Vizitë/ Hahn takon Kurtin në Bruksel, ja çfarë u bisedua

news image

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër i Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Hahn, përmes një postimi në Twitter ku tha se ka pasur shkëmbime interesante të pikëpamjeve për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka thënë Hahn.

Tutje, Hahn ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit”.

“Pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/