image Hahn për tërmetin në Shqipëri: Jam i trishtuar

Siguri

BE/ Hahn për tërmetin në Shqipëri: Jam i trishtuar

news image

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballësh, shoqëruar me një sërë lëkundjesh të tjera të forta të cilat po vazhdojnë ende.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, eurodeputeti Hahn shkruan se është i trishtuar dhe i shqetësuar nga seria e lëkundjeve të vazhdueshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.

Tërmeti me epiqendër Durrësin u shënua pasditën e djeshme rreth orës 16:00, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Prishtinë. Pasgoditjet e tërmetit po vazhdojnë edhe sot në gjithë Shqipërinë, teksa qytetarët nuk mund ta heqin frikën. /Gazeta Sinjali/