image Hahn paralajmëron pasoja nëse s'ka vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Botë

Rajon/ Hahn paralajmëron pasoja nëse s’ka vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së, se mungesa e vendimit pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ndikojë në situatën në rajon, e veçanërisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet siç duhet, nuk do të ketë motiv që Serbia dhe Kosova të hynë në një dialog kuptimplotë për bashkëjetesën e ardhshme të tyre, sepse mënyra e vetme për ta bërë këtë është perspektiva evropiane”, tha ai.

Hahn të mërkurën priti në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili u bëri thirrje vendeve të BE-së që të miratojnë hapjen e negociatave të pranimit me vendin e tij.

Zaev tha se vendimi duhet tani, në të kundërtën do të shkatërrohej besueshmëria e BE-së, ndërsa do të ngjallej edhe interesi i “palëve të treta në vakuumin që do të krijonte BE-ja”.

Bashkimi Evropian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një takim ministror që u zhvillua të martën.

Franca e bllokoi vendimin, ndërsa për të do të diskutohet edhe në një samit të BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten.