image Hahn e cilëson si zhgënjim ekstrem mosdakordësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Botë

Rajoni/ Hahn e cilëson si zhgënjim ekstrem mosdakordësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

news image

Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn, e ka cilësuar si “një zhgënjim ekstrem”, mos arritjen e dakordësisë mes udhëheqësve të vendeve të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian”, tha ai.

Hahn shtoi se “është një zhgënjim ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.

Më tej ai ka falënderuar të gjithë ata që mbrëmq vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim siç e quan ai me rëndësi të madhe strategjike për BE-në.

“Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE-në. Refuzimi i njohjes së përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, tha Hahn.

Më tej ai ka thënë se është përgjegjësi e tyre që të qëndrojnë me vendet, qytetarët e të cilëve ai e konsideron se me të drejtë janë të zhgënjyer në maksimum.

Ai u shpreh se, “do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë time për t’i mbështetur ata. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”.