Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj e ka quajtur padrejtësi të radhës ftesën për tu paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë.
Në një deklarim për Sinjalin pak çaste pasi gazeta publikoj lajmin ekskluziv për thirrjen e saj, Hadërgjonaj ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e shenjtë.
“Gjykatën Speciale e kam konsideru që është gjykatë e njëanshme e padrejtë e paarsyeshme. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e shenjtë për liri, luftë në të cilën populli ynë ka pësu gjenoicit nga pushtuesi serbë”, ka thënë Hadergjonaj për Sinjalin.
Ajo ka shtuar se megjithatë do t`i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për shkak të obligimeve që ka marr shteti përmes miratimit të ligjit në Kuvend. Ajo ka shtuar se në Hagë do ta mbrojë luftën e drejtë çlirimtare.
“Është një e padrejtë por meqenëse është miratu ligji, është një obligim që duhet me kry. Unë do ta kryej obligimin tim. Mirëpo dëshmia ime është dëshmi për gjenocidin serb që është bërë në Kosovë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së”, ka theksuar për Sinjalin Hadërgjonaj.
Sinjali sot në mëngjes ka marr vesh nga burimet e besueshme për ftesën e Speciales ndaj Hadërgjonajt Gjykata Speciale. Ky lajm është konfirmuar për redaksinë e gazetës nga vetë ish deputetja e PDK-së e cila ka thënë se është ftuar nga Dhomat e Specializuara, të mërkurën më datë 4 shtator ndërsa pritet të udhëtojë për në Hagë më 19 shtator.
Ish deputetja do të intervistohet për periudhën e luftës prej 1 janarit 1998 deri me 31 janar 2000.
Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999)
Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004 si dhe anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002./ Sinjali/