image Habit trajneri i Hungarisë pasi i shkaktoi humbjen e thellë Anglisë: Kur të vdes, njerëzit do të mbajnë një minutë heshtje për mua

Futboll

Habit trajneri i Hungarisë pasi i shkaktoi humbjen e thellë Anglisë: Kur të vdes, njerëzit do të mbajnë një minutë heshtje për mua

news image

Ka vend për festë dhe eufori. Pasi i shkaktoi humbjen më të rëndë të 9 dekadave të fundit në shtëpi Anglisë, trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi bëri një deklaratë të papritur.

“Ajo që më lumturon më shumë është se kur të vdes ashtu si gjithë njerëzit, jam i sigurt se në Hungari do të mbajnë një minutë heshtje. Kjo është një arritje shumë e madhe për mua”.

Duket qartë që as vetë 57-vjeçari nuk arrin ta besojë që Hungaria e tij ka shkatërruar Anglinë 4-0 në “Molineux”.

“Nëse do të fitojmë grupin do të jetë një mrekulli. Askush në ëndrrën më të largët nuk mund ta kishte imagjinuar një gjë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, stafin dhe vendin”.

/GazetaSinjaliSport/