image “Guxo” kërkon publikisht pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Politikë

“Guxo” kërkon publikisht pozitën e ministrit të Shëndetësisë

news image

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, ka reaguar pas lajmit se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje.

Ai ka pyetur se edhe sa ministra duhet të ndërrohen, që kjo pozitë t’i takojë Listës Guxo.

‘’Edhe sa Ministra te Shëndetësisë duhet te ndërrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs’’, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.

/GazetaSinjali/