image Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

Politikë

Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

news image

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, reagimet ndërkombëtare për çështjen e dinarit serb në Kosovë, çështjen e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Diplomati francez duke folur për çështjen e valutës serbe dinar në  Kosovë tha se duhet të ketë një “periudhë të mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas tij kjo “është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”.

“Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re”, tha ai.

“Ashtu sikurse partnerët tanë, ne bëjmë thirrje që të vendoset një periudhë e mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dëshirojmë që autoritetet kosovare të marrin parasysh sa më shumë efektet që kjo mund të ketë për qytetarët që u përkasin pakicave, serbëve të Kosovës, por jo vetëm. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë karakterit multietnik të Kosovës dhe të gjitha garancive që duhet të kenë pakicat. Këto garanci duhet të zbatohen konkretisht dhe duhet të ushqehet dialogu mes komuniteteve dhe qeverisë. Kjo është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re. Është e rëndësishme që qytetarëve të interesuar t’u ofrohen alternativa konkrete dhe praktike në mënyrë që përditshmëria e tyre të mos ndikohet negativisht, qoftë edhe përkohësisht. Është kjo periudhë konsultimesh që dëshirojmë ta shohim të hapet me zbatimin e rregullores së re për përdorimin vetëm të euros, vetëm në fund të saj, për shembull pas disa muajsh, pasi të zbatohen aranzhimet/marrëveshjet e nevojshme. Dispozitat e tjera të saj në lidhje me falsifikimin nuk paraqesin të njëjtat vështirësi”, tha ai në një intervistë për Telegrafin.

/GazetaSinjali/