image Gucati reagon pasi nuk i ftuan në seancën solemne: Le ta dinë se lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve

Kosovë

Reagim/ Gucati reagon pasi nuk i ftuan në seancën solemne: Le ta dinë se lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve

news image

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka kritikuar institucionet shtetërore për anashkalimin e veteranëve të luftës në seancën e sotme solemne për Ditën e Pavarësisë.

Gucati e ka bërë këtë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Institucionet e dala nga vota e popullit dhe të akomoduar nëpër kolltukë falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjtë të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë. Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, të na quajnë edhe “kriminelë”, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve”, ka shkruar ndër të tjera Gucati.

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2705541416228722

Kujtojmë se në seancën e sotme solemne për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk ishin ftuar përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Teksa, Kuvendi ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka ndodhur kjo./Gazeta Sinjali/