Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e sulmon UÇK-në.
Gucati tha Gjykata nuk po e sulmon vetëm presidentin Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin por edhe UÇK-në.
“Ne kemi kaluar nëpër shumë gjykata të ngjashme deri tash si ajo e UNMIK-ut, EULEX-it dhe e Hagës. E tash përmes Gjykatës Speciale po sulmohet UÇK-ja direkt, dhe jo individët, sepse Thaçi dhe Veseli janë koka e UÇK-së”, është shprehur Gucati në Pressing.
Tutje, ai tha se dëshmitarët mbi dëshmitë e të cilëve janë ndërtuar aktakuzat nga Prokuroria Speciale, janë persona që pretendojnë të dalin në perëndim.
“Akuzat janë ngritur nga dëshmitarë të rrejshëm, me qëllim që të dalin në perëndim”, ka thënë Gucati. /Gazeta Sinjali/