image Gucati para Speciales: Jam plagosur gjatë luftës, kam 27 operacione

Drejtësi

Gucati para Speciales: Jam plagosur gjatë luftës, kam 27 operacione

news image

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj seance, Gucati është pyetur edhe për plagët që ka marrë gjatë luftës.

Ai tha se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.

“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.

Gucati tregoi edhe se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.

“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në Malet e Berishës, të dytin në spitalin ushtarak në Tiranë më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellë ndihmë, ushqim dhe mua e dy të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai.

Tutje, ish-kreu i OVL UÇK-së foli për organizatën, duke thënë se ajo merret me mbrojtjen e interesit të veteranëve të UÇK-së, takime me institucione, akademi që organizohen për veteranët etj./GazetaSinjali/