image Gucati njoftohet nga Specialja se e ka përfunduar dënimin: Liria ime nuk mund të jetë e plotë pa shokë

Drejtësi

Gucati njoftohet nga Specialja se e ka përfunduar dënimin: Liria ime nuk mund të jetë e plotë pa shokë

news image

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka njoftuar se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gucati përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se për këtë është njoftuar nga Gjykata Speciale.

Mes tjerash, ai ka thënë se ky vendim ishte i padrejtë dhe lirinë nuk e gëzon të plotë pa shokët.

“Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha  Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot u njoftova nga Gjykata Speciale përmes avokatëve që kam përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj, dënim që ishte ulur nga 4 vite e 6 muaj, i tërë vendim ishte i padrejtë.

Gjatë këtyre 4 viteve nuk mund të isha pranë familjes dhe atdheut tonë të dashur Kosovës, gjatë qëndrimit në Hagë në Kosovë dhe në familje ndodhën një mori ngjarjes, ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babes i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë.

Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha  Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot.

Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe.

Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës. 

/GazetaSinjali/