image Gucati: Dënimi me 22 vjet burgim i Darko Tasiq është shumë i vogël

Kosovë

Gucati: Dënimi me 22 vjet burgim i Darko Tasiq është shumë i vogël

news image

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj dënimit të Darko Tasiq, i cili tha se dënimi me 22 vjet është i vogël.

Gucati tha se Tasiqi ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare, pranadaj nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, transmeton Gazeta Sinjali.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykates Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Gucati. /Gazeta Sinjali/

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore…

Posted by Hysni Gucati on Monday, June 22, 2020