Kevin de Bruyne ka luajtur vetëm pjesën e parë në ndeshjen e Manchester Cityt ndaj Interit dy ditë më parë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Belgu ka pasur një shqetësim dhe nuk është ngarkuar më shumë.
Ndërkohë ditën e diel, Manchester City përballet me Arsenalin në kuadër të derbit të javës së pestë në elitën e futbollit anglez.
Para kësaj sfide, Pep Guardiola ka folur për gjendjen e De Bryunes.
“Kevin de Bruyne ndihet pak më mirë sot. Ai mund të përfshihet kundër Arsenalit. Sot është ditë pushimi dhe nesër është stërvitje do të shohim”, tha Guardiola.
Sfida mes Cityt dhe Arsenalit luhet të dielën me fillim nga ora 17:30.