image Grykësit e pushtetit!

Kosovë

Pangopësia/ Grykësit e pushtetit!

news image

Pushtetarët po japin shembuj të pangopësisë para qytetarëve.

Duke shfrytëzuar pozitat dhe pasur në dorë menaxhimin e parasë së taksapaguesve, ata po japin modelin e keq të grykësisë me abuzimin e xhepit të fshatarëve, për një obligim që e kanë, krijimin e mirëqenies së tyre.

Ministri në largim i infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtorët e drejtorive komunale ia kishin mësyrë sot fshatit Dol të Gjakovës për të marr pjesë në një drekë “deri në gju” duke marr shkas nga një ceremoni, shkruan Sinjali.

Mish qengji e gici, raki e birra janë shtruar teksa pushtetarët e AAK-së nuk e kanë futur dorën në xhepin e tyre.

E tërë kjo pritje me drekë të majme me mish e alkool është bërë për pak asfalt që kishin shtruar me taksat e banorëve.

Madje, ky përurim po bëhet në kohë fushate kur politikanët, pasi kishin harruar hallet e banorëve, zakonisht u kthehen atyre për vota për të siguruar jetëgjatësinë e tyre në pushtet.

Kjo pamje e ka irrituar një qytetar i cili përmes profilit të tij në facebook, ka publikuar foto nga kjo ngjarje që ka ndodhur sot.  

Ai ka përkujtuar se janë pikërisht këta pushtetarë të cilët nuk i kanë përkrahur banorët në protestat e tyre për ndalimin e punimeve të gurthyesit.  /Sinjali/