image Grupit të ekspertëve të Vetingut iu vazhdohet mandati deri më 10 korrik

Drejtësi

Grupit të ekspertëve të Vetingut iu vazhdohet mandati deri më 10 korrik

news image

Grupit të ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vetingut në sistemin e Drejtësisë iu vazhdua mandati deri më 10 korrik.

Ky vendim u mor në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë në detyrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se për shkak të përballjes me pandeminë, Grupi i ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vetingut në sistemin e drejtësisë, e ka pasur të pamundur të përmbyllë raportin me propozimet e tyre për këtë çështje.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme, në përputhje me programin tonë, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Grupit të ekspertëve iu vazhdua mandati deri më 10 korrik. Anëtarëve të Grupit, i uroj punë të mbarë dhe i falenderoj për punën që po bëjnë”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook./Gazeta Sinjali/