Rok grupi kosovar “Troja” ka njoftuar ndarjen e grupit pas gati 30 vjetësh bashkë, për shkak të mos-pajtimeve mes artistëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Troja është njëra nga grupet më të njohura të muzikës rok dhe metal në Kosovë.
Në një postim zyrtar në Facebook, ata sqarojnë arsyet që kanë sjellë grupit deri tek ndarja, e duket se arsyeja kryesore, sipas tyre, është përfshirja e disa anëtarëve në politikë dhe ‘ahengje’ të organizuara nga partitë politike.
E ky ‘aheng’, që duket se po i referohet grupi, duket të jetë tubimi që Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur gjatë javës së kaluar në sheshin e Prishtinës, ku kishte performuar disa këngë të grupit pikërisht solisti i këtij grupi, Bujar Berisha.
Kujtojmë se, Troja ka pasur hite të mdha si “Mbretnesha Kohë”, “Ameneti i Cloënit”, “A e man n’men” dhe “Vendi im”./Gazeta Sinjali/