image Grupi kriminal qëllon me armë drejt Policisë në Morinë, arrestohen gjashtë sirianë dhe algjerianë

Shqipëri

Grupi kriminal qëllon me armë drejt Policisë në Morinë, arrestohen gjashtë sirianë dhe algjerianë

news image

Një grup kriminal me shtetas algjerianë dhe sirianë është shkatërruar gjatë një operacioni në Morinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, gjashtë nga të dyshuarit kanë rënë në pranga pas disa orësh ndjekje nga policia vendore në bashkëpunim me policinë kufitare të Kukësit dhe Policinë Kufitare të Kosovës, ndërsa u shpall në kërkim një 27-vjeçar algjerian.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

“Të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, vihen në pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër algjerian”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid0PfiiVa1jxN7qprajWN7gc1by6rokB6kMSHbhif99X3Y38oszt8wtKmXGqNsCqPsvl?cft[0]=AZW2TZVZWHH17E0eH5x0dnrh9GoOtJiMlVVY7Fl0ADcBMZPlcHu2k-u3IboNclhfNPeE9vkouFCytWq1eEPdlvV2RWVnWnnrRYPEHA_fmSH4oB5rPl_i4fMcC3Yg6P_BhuZh-GgzfOlQxma0LVg3Zo2v&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/